Si trajtohen infeksionet urinare gjatë shtatzanisë?

shtatzeneNga doktor Elton Peci

Antibiotikët. Ka një mori antibiotikësh që lejohen gjatë shtatzanisë dhe që kanë një efekt shumë të mirë ndaj infeksioneve urinare. Llojin e antibiotikut dhe dozën do ta përcaktojë gjinekologu në funksion të përgjigjes së analizave të urinës dhe të varësi të ankesave të pacientes. Këta antibiotikë nuk do të dëmtojnë aspak bebin.

Qetësuesit e dhimbjeve. Zakonisht për dhimbjet që shkakton infeksioni urinar mund të përdoren paracetamoli dhe buskopani.

Konsumi i lëngjeve. Konsumi i lëngjeve është një mënyrë shumë e mirë për të shpejtuar “pastrimin” e urinës. Nga ana tjetër, nëse infeksionet urinare komplikohen edhe me ethe dhe temperaturë konsumi i lëngjeve minimizon edhe rrezikun për dehidratim.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim