Si trajtohet zmadhimi i prostatës?

Mjeku urolog Rezar Rusi:

Kjo varet nga shqetësimet dhe simptomat. Nëse ato janë shumë të bezdisshme, i sëmuri duhet të trajtohet. Në qoftë se simptomat janë të lehta mjeku duhet t’i monitorojë këto simptoma. Simptomat mund të mos përkeqësohen domosdoshmërisht. Prania e një prostatë të madhe pa simptoma, nuk ka indikacion për trajtim.

prostata 3Mjekimi me medikamente

Këto përdoren në rastet me simptoma të vogla dhe mesatare. Ka dy grupe medikamentesh:

E para zvogëlon madhësinë e prostatës dhe si rezultat përmirëson urinimin. Rezultati i këtij mjekimi duket pas disa muajsh. Nëse ju ndërprisni mjekimin, prostata do të zmadhohet përsëri, kështu që ky mjekim duhet marrë për një kohë të gjatë.

E dyta, medikamentet të cilat relaksojnë muskulin e prostatës, duke bërë që të përmirësohet urinimi. Përmirësimi i simptomave zgjat për aq kohë sa merret mjekimi. Jo të gjithë pacientët përmirësohen nga njëri ose tjetri mjekim. Shpeshherë përdoren të dy grupet e medikamenteve në të njëjtën kohë me rezultate shumë të mira.

Mjekimi kirurgjikal

Heqja e prostatës nëpërmjet kanalit të urinës me anë të një aparati (TURP). Kjo është metoda më e përdorur dhe quhet si standard i lartë, pasi ka shërim të shpejtë dhe pak ndërlikime.

Heqja e prostatës me anë të kirurgjisë së hapur: kjo metodë përdoret në rastet e prostatave shumë të mëdha dhe kur shoqërohen me gurë në vezikën urinare.

Heqja e prostatës me lazer. Kjo jep rezultate të ngjashme me TURP-in, duke pasur komplikacione dhe më të pakta, por ka kosto më të lartë.

Ka dhe metoda të tjera që përdoren në raste të veçanta dhe me rezultate më të dobëta se të sipërpërmendurat.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni