Kryefaqja Meshkujt Si vendoset diagnoza për kancerin e prostatës

Si vendoset diagnoza për kancerin e prostatës

0
Shpërndaje

Nga mjeku Viktor Qereshniku

Tumori i prostatës shpesh zbulohet nga një ekzaminim klinik me anë të eksplorimit dixhital rektal apo edhe nga niveli i lartë i PSA-së (antigenit specifik prostatik). Kur dyshohet për një tumor të prostatës, ai duhet të konfirmohet me anë të biopsisë. Ekzaminime të tjera janë Ekografia, Radiografia tradicionale, Kompjuter Tomografia (Skaner ), si edhe Sintigrafia kockore, bëhen kur duhet të vlerësohen metastazat kockore.

Mjeku Viktor Qereshniku
Mjeku Viktor Qereshniku

Ekzaminimi dixhital rektal (DRE) është një procedurë me anë të së cilës mjeku ekzaminues vlerëson dimensionet, formën dhe konsistencen e prostatës: zonat jo të rregullta, të forta apo me noduse duhet të bëjnë të dyshosh sepse mund të jenë të shkaktuara nga tumori i prostatës. bKy ekzaminim vlerësohet me një sensibilitet që varion nga 44 deri 97% dhe me një specifitet ndërmjet 22 dhe 69%.

Adenokarcinoma e prostatës në 70% të rasteve lokalizohet në pjesën periferike të gjendrës dhe kjo është zona e prekshme mirë nga DRE. Në rreth 20% të rasteve, lokalizimi i tumorit është në pjesën e përparme të mesme të prostatës qe quhet zona tranzicionale që është zona karakteristike e hipertrofisë beninje të prostatës. Vetëm në 5% të rasteve tumori e ka origjinën nga zona qendrore, por më shpesh tumori përhapet gjerësisht në gjendër dhe konsiderohet e tipit multifokal.

Dozimi i PSA-së përcakton nivelin në gjak të një enzime që prodhohet nga prostata. Vlerat normale konsiderohen ato që janë nën 4 ng/ml, nivelet nga 4 deri në 10 ng/ml tregojnë për probabilitet tumori, ndërsa vlerat mbi 10 ng/ml të bëjnë detyrimisht të kërkosh një tumor të prostatës. Por duhet të themi se PSA nuk është nje test perfekt, sepse disa meshkuj me tumor të prostatës nuk kanë nivele të larta të PSA-së, sikurse edhe si shumë meshkuj me një nivel të lartë të PSA-së, nuk kanë një tumor të prostatës.

prostataMegjithatë PSA propozohet si testi kryesor për kërkimin e tumoreve të prostatës. PSA mund të rezultojë e rritur edhe në proceset inflamatore apo në Hipertrofinë benigne të prostatës, apo pas një ekzaminimi digital rektal, sikurse edhe pas një raporti seksual pak përpara ekzaminimit. Po kështu edhe disa medikamente mund të influencojnë në vlerat e PSA-së..

Niveli i PSA-së është në raport të drejtë me moshën në rritje. Për vlerat e PSA nga 4 deri në 10, janë gjetur me tumor të prostatës 26% e subjekteve.

Për të përmirësuar vlerat e PSA-së për diagnostikën e herëshme të kancerit të prostatës, janë përdorur edhe metoda të tjera të dozimit të PSA (PSA e lirë dhe PSA totale, PSA specifike me moshën, shpejtësia e PSA-së ) por asnjëra prej tyre nuk ka qenë me bindëse se PSA totale.

Ka studime për të gjetur metoda më të besueshme diagnostike, por deri tani janë këto që cituam.

Ekografia Trans Rektale (ETR) në kancerin e prostatës. Nëse ekzaminimi digital rektal (DRE) jep të dhëna mbi praninë e kancerit të prostatës duke u bazuar edhe në rezultatet e nivelit të PSA atëherë mjeku kërkon të marrë një imazh vizual ekografik të prostatës me anë të ETR. Theksojmë se ekzaminimi ETR ndihmon në vënien e diagnozës, por nuk jep diagnozë ekzakte, pasi me këtë ekzaminim nuk mund të diferencohet një inflamacion nga një proces malinj dhe diagnoza është e diskutueshme pa konfirmimin me punksin biopsi. Ekzaminimi ETR ndihmon për realizimin e punksion biopsisë, kjo e fundit realizohet nën drejtimin e ekografisë. Komplikacionet e biopsise nën drejtimin ekografik janë të rralla, por infeksioni dhe hemoragjia mund të takohen nga 0.1% deri në 4% të rasteve që u nënshtrohen punksion biopsive.

Biopsia Trans-Rektale nden Ekografi (TRUS):
Çfarë mund të zbulohet nga biopsia prostatike?

1.Prostatiti: shumë biopsi negative për karcinome mund të vënë në dukje një inflamacion të prostatës që njihet si prostatitis. Kjo është shumë e shpeshtë në popullatën e meshkujve të rritur.

2.Neoplazi prostatike intra-epiteliale (PIN). Ky është një stad që me kalimin e viteve mund të evoluojë drejt karcinomës prostatike.

3.Thamë më lart që gati të gjithë tipet e kancereve të prostatës janë adenokarcinoma. Ato në 85% të rasteve janë multifokale. Ndërmjet shumë klasifikimeve për vlerësimin e diagnozës së kancerit të prostatës, më i pranueshmi është klasifikimi i Gleason.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here