Si zinku rrit sistemin imunitar

Tek minjtë, minerali përmirëson rigjenerimin e organit kyç imunitar dhe rikuperimin e qelizave imune pas transplantit të palcës së eshtrave.

Studiuesi i Dudakov Lab, doktor Lorenzo Iovino, zbuloi dy mënyra se si zinku ndihmon në rritjen e sistemit imunitar.

Vetitë e zinkut për të forcuar imunitetin janë të  njohura, por ende po hulumtohet për mënyrën se si funksionon. Në një studim të ri të botuar në fund të marsit në revistën shkencore Blood, shkencëtarët zbulojnë dy mënyra të ndryshme se si minerali mbështet imunitetin. Duke përdorur minj, ekipi zbuloi se zinku është i nevojshëm për zhvillimin e një lloji të specializuar të qelizave imune dhe nxit një organ kritik imunitar të rigjenerohet pas dëmtimit.

Studimi zbuloi gjithashtu se një përbërës eksperimental që imiton veprimin e zinkut në këtë organ funksionon edhe më mirë se minerali natyror për të nxitur rikuperimin imunitar dhe mund të ketë potencial terapeutik për njerëzit që marrin një transplant të qelizave burimore të gjakut si një trajtim për leuçeminë e avancuar.

Studiuesit paralajmërojnë se ndërsa puna e tyre hedh dritë mbi pse zinku është kaq i rëndësishëm për imunitetin, nuk është një dritë jeshile për të filluar mega-dozimin me mineralin.

“Ne nuk po themi se zinku është një ilaç,” tha Iovino. “Mund të ketë reagime serioze për shkak të akumulimit. Ne nuk do të rekomandonim marrjen e zinkut në mënyrë të rastësishme.”

Ai dhe Dudakov po eksplorojnë më tej potencialin klinik të komponimeve që rikrijojnë efektet përforcuese të zinkut pas dëmtimit akut imunitar, si dhe po shikojnë nëse trajtime të tilla mund të ndihmojnë gjithashtu në frenimin e rënies kronike të imunitetit që shoqëron plakjen.

Përse është zinku Kaq i rëndësishëm për organizmin?

Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin, thonë ekspertët.

Zinku është thelbësor për qindra procese në organizëm. Çdo qelizë në organizëm ka nevojë për zink. Ai duhet për muskujt, kockat, veshkat, sytë, mëlçinë dhe prostatën. Zinku është një mineral i shkëlqyer për trurin, veçanërisht në aftësinë tonë për të mësuar.

Ky mineral përmirëson shqisat e shijes dhe aromës, dhe nevojitet kundër ekzemës apo akneve. Ai rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë dhe rregullon mbarëvajtjen e hormoneve që shkaktojnë aknet. Trupi nuk prodhon zink ndaj duhet ta marrim nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve.

Ushqimet bimore të pasura me zink

Zinkun mund ta gjeni tek drithërat, mishi i viçit, mëlçia e viçit, mishi i gjelit, vezët, bajamet, djathi, fasulet, farat e kungullit, farat e susamit, bizelet, spinaqi dhe kërpudhat. Burimet më të pasura me zink janë shega, avokado dhe frutat e pyllit.

Simptomat e Mungesës Së Zinkut

Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do të përballeni me simptomat e mëposhtme:

  • Pika të bardha në thonj
  • Psoriazë, ekzemë dhe akne
  • Puçra dhe herpes të herëpashershëm
  • Ftohje të përsëritur
  • Zbokth
  • Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore

Suplementët e zinkut duhen marrë me konsultën e mjekut. Ato janë të nevojshme për të mposhtur gripin, infeksionet e të ftohurën. Ju nuk duhet të merrni më shumë se 100 mg zink në ditë ose efektet e mineralit do të jenë forta dhe do të përfshijnë: diare, të vjella dhe të përziera.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi