SIGAL UNIQA ndërton të parën klinikë lëvizëse

Bëhen plot 17 vjet që nga vitit i themelimit të SIGAL UNIQA. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi udhëhequr bindshëm tregun e sigurimeve dhe kjo falë besimit të mbi një milion klientëve. Që prej vitit 2002 SIGAL UNIQA udhëheq tregun e sigurimeve në Shqipëri me rreth 35% të të gjithë tregut.

Që nga viti i themelimit, përveç përgjegjësisë kontraktuale ndaj klientëve ku ka paguar rreth 130 milionë Euro dëme ndër vite, SIGAL UNIQA i ka kushtuar një rëndësi të veçantë mbështejes për shëndetin, artin dhe kulturën në vend, pa harruar edhe promovimin e Shqipërisë.

Sigal Klinika Levizese

Promovimi i shëndetit të mirë!

Është më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë! Nisur nga kjo filozofi, në vitin 2015 SIGAL UNIQA Group AUSTRIA erdhi me një risi të re në fushën e shëndetit: ndërtoi Klinikën Lëvizëse SIGAL UNIQA. E para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, klinika lëvizëse ofron shërbime shëndetësore falas për klientët dhe qytetarët. Klinika u promovua në skajin verior të Shqipërisë, në Valbonë, ku banorëve të zonës iu mundësuan një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke filluar nga vizita dhe konsulta me mjekun patolog, matje e sheqerit në gjak, vizitë sysh e ORL deri tek imazheritë të tilla si Elektrokardiograma e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, Echo e artikulacioneve, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak me spirometër etj. Klinika lëvizëse do të jetë në çdo cep të Shqipërisë, duke sensibilizuar qytetarët për kujdesin ndaj shëndetit. Në kuadër të promovimit shëndetësor, SIGAL UNIQA ka hapur Klubin e Shëndetit VitalClub, ku marrin trajtime fizioterapeutike qindra klientë të saj.

Arti dhe kultura

Në simbol të dëshirës për të mbështetur artin dhe kulturën në vend, në vitin 2010 SIGAL UNIQA themeloi Klubin e Artit dhe Kulturës në Durrës, i cili është unik për nga lloji në të gjithë Shqipërinë. Në dhjetor 2015, SIGAL UNIQA çeli ekspozitën “UNIQ’Art”, me karikatura të punuara nga profesor Bujar Kapexhiu (Mjeshtër i Madh), të cilat shprehnin rëndësinë e produkteve të sigurimit, si një kulturë që duhet zhvilluar në vendin tonë dhe për më tepër si një domosdoshmëri që dikton koha.

Folklori dhe trashëgimia kulturore janë pjesë e rëndësishme e indentitetit tonë kombëtar, ndaj për të kontribuar sado pak në këtë fushë, SIGAL UNIQA ka mbështetur: Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës “Argjiro Fest-On”; Festivali Operistik Marije; Takimi Muzikor i Dy Botëve”, Ekspozitën Ndërkombëtare “Milan Expo 2015” si dhe edicionin e 21 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore Onufri, 2015. Koncerti Simfonik, me pjesëmarrjen e Shkëlzen Dolit-pjesëtar i Filarmonisë së Vjenës dhe njëherësh autorit të ‘Shpirti Shqiptar’, e cila hapi siparin e Koncertit të Vjenës në fillim-vitin 2015 është një tjetër aktivitet i mbështetur nga SIGAL UNIQA, po ashtu edhe Different Trains Festival.

Arsimi

Me bindjen se investimi tek arsimi dhe edukimi sa më i mirë i brezit të ri është kontributi më i shkëlqyer për vendin tonë, SIGAL UNIQA ka mbështetur vazhdimisht institucione arsimore, nëpërmjet dhënies së bursave të studimit, si në rastin e bursave në Shkollën Austriake Shkodër, pajisjen me mjete mësimore dhe kompjutera për shkollën 9-vjeçare në Vermosh, si dhe ndihmesë për rikonstruktimin e disa shkollave 9-vjeçare në zonat rurale të vendit. Gjithashtu, publikimi i librit të At Zef Pllumit ‘Rrno për me tregue’ u bë i mundur falë mbështetjes së SIGAL UNIQA.

Sporti

Një vëmendje të veçantë i është kushtuar aktiviteteve sportive, si basketbollit, futbollit, alpinizmit etj. SIGAL UNIQA është mbështetëse zyrtarë të Federatës Shqiptare të Basketbollit, përmes së cilës janë iniciuar projekte dhe aktivitete për përfshirjen e të rinjve në sport. Skuadra kampione e basketbollit kosovar mban emrin “SIGAL Prishtina”, ndërsa që prej disa muajsh, Liga Ballkanike e Basketbollit është riemërtuar SIGAL UNIQA Balkan League, emër të cilin do ta mbajë për një periudhë 3-vjeçare.

Sigal uniqa austria group

Promovimi i Shqipërisë

Me dëshirën për promovimin e Shqipërisë dhe të vlerave që ajo mbart, në vitin 2015, me ftesë të SIGAL UNIQA, Klubi Rotarian Austriak, i cili përbëhet nga investitorë e binzesmenë të rëndësishëm austriakë, vizituan për herë të parë Shqipërinë. Për disa ditë me radhë, pjesëtarët e Klubit Rotarian Austriak eksploruan bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë. Me vlerësimin maksimal për trashëgiminë kulturore SIGAL UNIQA ka bërë të mundur rindërtimin e ndërtesave karakteristike në Berat, Pogradec dhe Korçë, duke i rikthyer qyteteve disa prej pasurive më të mëdha arkitekturore.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me UNIQA Insurance Group dhe Muzeun e Vjenës, SIGAL UNIQA bëri të mundur risjelljen në Shqipëri të Armëve të Skënderbeut dhe koleksionin e plotë me vlerë 35 milionë Euro.

Referuar kontributin që SIGAL UNIQA ka dhënë, në dhjetor 2015 u nominua nga Qeveria Shqiptare në eventin gala të sipërmarrësve më të mirë, “Bleta e Artë 2015”, për çmimin “Sipërmarrje në Kulturë”, si  një nga katër kompanitë më të mira, e cila ka mbështetur artin dhe kulturën në vend.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës