Siguri ushqimore?! Moderatorja: Po na vrasin! Ku jetojmë, mjerë ne!

Sot jemi të pasigurt për ushqimet që blejmë dhe konsumojmë. Vazhdimisht është dhënë alarm nga konsumatorët për abuzime të ndryshme me produkte vendase, por edhe të importuara.

Ndonëse qeveria ka paralajmëruar heqje lirie deri në 15 vjet për ata që abuzojnë me cilësinë ushqimore e rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të tjerëve, vazhdojnë të denoncohen raste abuzive.

Së fundmi moderatorja shqiptare Fiori Dardha ka bërë një denoncim të cilin e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka publikuar foton e një shalqiri të sapo blerë.

“E të mendosh që ky shalqi është servirur si produkt organik nga shitësi. Tmerr. Po na vrasin! Zot, ku jetojmë. Mjerë ne”, shkruan Fiori.

Ky shalqi i shitur si produkt organik, jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është i tejngopur me pesticide, që janë të rrezikshme për ata që i konsumojnë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak