Sigurohet ilaçi për të sëmurët me leucemi

Jakavi 2

Arlinda Gjypi, shendeti.com.al

Rishikohet kufizimi për një nga barnat për të sëmurët me mielofibrozë. Ky është vendimi i marrë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Rishikimi vjen për barin Ruxolitinib 5mg, 15 mg dhe 20mg (Jakavi), i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur me shpretkë të zmadhuar ose në simptomat e mielofibrozës, një forme të rrallë të kancerit të gjakut (leucemisë).

Çështja

Denoncimet e mbërritura në redaksinë e “Shëndet+” nga pacientët me mielofibrozë treguan për mungesën prej një muaji të medikamentit Ruxolitinib (Jakavi).

Nga verifikimet rezultoi se në pikën “Kufizimet” të Listës së Barnave të Rimbursueshme 2016, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ky medikament do të përdorej “në melanomat metastatike BRAF”. Nga ana tjetër, në kërkimet e kryera, si dhe me konsultën e mjekëve, rezultoi se ky medikament duhet të përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur me shpretkë të zmadhuar ose në simptomat e mielofibrozës, një forme të rrallë të kancerit të gjakut (leucemisë).

Lidhur me këtë çështje, “Shëndet+” vendosi t’i drejtohej FSDKSH-së me një shkresë zyrtare, në të cilën kërkohej informacion, lidhur me:

  1. Përse ky medikament nuk është rimbursuar për problemet e kancerit të gjakut dhe zmadhimit të shpretkës?
  2. Pse ky medikament është përdorur në sëmundjet e kancerit të lëkurës?
  3. A është marrë parasysh se në fletat shoqëruese të këtij medikamenti paralajmërohet kujdesi i përdorimit në rast se pacienti ka vuajtur nga kanceri i lëkurës?
  4. Cilat janë barnat e rimbursuara nga Fondi për vitin 2016 për të sëmurët me mielofibrozë?

Zgjidhja

Në shkresën e mbërritur nga Fondi, thuhet se “bazuar në shkresën tuaj në lidhje me barin Ruxolitinib 5mg, 15 mg dhe 20mg (Jakavi), ju sqarojmë si më poshtë:

“Me urdhrin nr.19, datë 11.07.2016, kufizimi për këto barna u rishikua dhe u vendos kufizimi sipas indikacioneve të kërkuara nga shërbimi i hematologjisë pranë QSUT-së. Pacientët të cilët janë mjekuar me këto barna do të vazhdojnë mjekim sipas skemës së përcaktuar nga mjeku specialist.”

Pas kontaktit me mjekët, rezulton se pacientët kanë rifilluar të marrin menjëherë ilaçin Ruxolitinib, duke vazhduar kështu rregullisht mjekimin për sëmundjen e tyre.

Jakavi 1

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus