Silva Bino apel studentëve të vaksinohen

Qendrat e vaksinimit në fakultete do të qëndrojnë të hapura dhe pas nisjes së vitit të ri akademik. Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino nxit studentët të marrin dozat anti-Covid. Në të kundërt për të hyrë në auditore çdo javë duhet të  paraqesin një test negativ.

“Të rinjtë mund të vaksinohen fare mirë, qoftë me vaksinën kineze dhe Pfizer,” thotë ajo. Ndërkohë  Bino sqaron të rinjtë rreth shqetësimeve që i bëjnë ata hezitues  ndaj vaksinimit. “Nuk ka asnjë ndikim vaksina në shëndetin riprodhues. Të gjitha këto kanë qenë diskutime të hamendësuara,” thekson Bino. “Nëse e kanë kaluar dhe janë brenda 1-3 muaj, mund të mos jenë të vaksinuar, por të testohen,” shprehet Bino.

Aktualisht sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik dozat anti Covid i kanë marrë rreth 34% e personave nga 18 deri në 30 vjeç.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?