Silva Bino/ Ja asyet pse duhet marrë doza e tretë e vaksinës

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka rreshtuar disa nga arsyet pse është e rëndësishme të merret doza e tretë të vaksinës.

Në një videomesazh të shpërndarë nga ministria e Shëndetësisë, Bino thekson se ata që kanë marrë dozën e dytë deri në 6 muaj përpara duhet patjetër të vaksinohen me dozën e tretë për shkak se imuniteti fillon dhe ulet.

“Të gjithë qytetarët që kanë kryer dozën e dytë para 6 muajsh duhet patjetër të marrin dozën e tretë. Ajo është e rëndësishme për faktin se imuniteti ndaj COVID i shkaktuar nga vaksina fillon dhe ulet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh pasi për një seri sëmundjesh infektive, kalendarët e vaksinimit krijohen duke u mbështetur në eksperiencë”, deklaroi Bino.

Ajo mori shembullin e disa vaksinave të tjera që ne marrim, dozat e të cilave injektohen në bazë të një kalendari vaksinimi të mbështetur në eksperiencë.

“Për shembull për tetanozin ne vaksinohemi 6-7 herë. Për polomelitin vaksinohemi 5 herë. Për sëmundje të tjera vaksinohemi disa herë. Kjo sepse imuniteti fillon dhe ulet dhe ka nevojë për doza përforcuese. Doza e tretë përforcuese na siguron ndaj formave të rënda të sëmundjes dhe ka ndikim të rëndësishëm në mosshfaqjen e infeksionit. Doza përforcuese ul kohëzgjatjen e mbajtjes së virusit. Nëse një njeri i vaksinuar infektohet, nuk shfaq shenja klinike dhe transmeton më pak virusin. Doza e tretë përforcuese ka një seri gjërash që bëjnë që kjo pandemi të kontrollohet dhe ne të kthehemi në jetën tonë”, shprehet ajo.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve