Simbol i luftës ndaj CoVid-19, lajm i mirë nga infermierja që përloti botën me foton e saj

Një lajm tepër i mirë ka ardhur nga Italia. Infermierja e quajtur Elena e cila u bë virale në rrjet për shkak të një fotoje të saj që shihej mbi tastierë, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i cili ka ripostuar foton e Elenës.

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mediat.

Ndërsa Di Maio shkruan “Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë. Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”

Infermierja 43 vjecare rezultoi positive ndaj testit të koronavirusit por fatmirësisht pas 17 ditësh ajo është shëruar.

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni