Simptomat dhe shkaqet e astmës bronkiale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Astma bronkiale është një sëmundje që prek një numër të madh njerëzish. Astma shkakton ngushtësi të muskujve dhe indeve bronkiale, ajo bllokon rrugët ajrore në mushkëri nga mukusi i tepërt. Sulmi astmatik mund të fillojë papritmas dhe mund të zgjasë 2-3 orë. Kjo gjendje shkakton kollë të pavullnetshme e të thatë, fytyrë të tensionuar dhe sy të kuq.

astma1Ja disa nga simptomat e para të astmës që nuk duhet të mënjanohen:

– nervozizëm dhe pagjumësi

– dhimbje gjoksi

– vështirësi në frymëmarrje

– “zhurmë” në rrugët e frymëmarrjes

– kollë e vazhdueshme e shoqëruar nga mukusi

Sëmundja e astmës ka si një nga shkaqet kryesore të shfaqjes alergjinë.  Rreth 90% e personave që vuajnë nga astma janë edhe alergjikë. Alergjitë më të zakonshme mund të shkaktohen nga poleni, pluhuri, myku, tymi i duhanit, qimet e lëkurës së kafshëve etj. Këto substanca mund të shkaktojnë lirimin e histaminës dhe kimikateve të tjera në trup që shkaktojnë reaksione alergjike dhe sulme astmike. Faktor tjetër që lidhet me astmën është gjenetika/ trashëgimia. Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që i bën njërëzit të pambrojtur ndaj kësaj sëmundje.

Infeksionet e mushkërive janë një tjetër shkak që mund të shkaktojnë astmë. Bronkiti, një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes është një shkak i zakonshëm i astmës. Shkaktarë të tjerë mund të jenë aktiviteti fizik, stresi emocional, ndotja e ajrit etj./ Burimi: mylifestyle.com/www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?