Simptomat dhe trajtimi natyral i Sindromës së zorrës irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar është një sëmundje që prek rreth 22% të popullsisë. Duke qënë se është një sëmundje shumë e përhapur, në këtë postim do të rendisim disa nga simptomat që vijnë si pasojë e kësaj sëmundje dhe si ta trajtoni atë në mënyra natyrale.

zorra irrituarJa disa nga simptomat e kësaj sëmundje:

Dhimbje barku: kjo është padyshim një nga simptomat kryesore. Kjo dhimbje tenton të shfaqet veçanërisht në pjesën e poshtme të barkut dhë më pas vijon në drejtim të të dy anëve.

Dhimbje nga menstruacionet: sipas studimeve, gratë që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar kanë dhimbje të mëdha edhe gjatë periudhës së menstruacioneve. Kjo ndodh për shkak se hormone të caktuara shkaktojnë tkurrje më të mëdha në muskujt e mitrës.

Kapsllëk: kjo është një simptomë e zakonshme gjithashtu. Kjo sindromë shkakton kapsllëk kronik duke bërë që mos të shkoni në tualet për disa ditë. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që sindroma e zorrës së irrituar të shkaktojë diarre gjithashtu.

Si të trajtoni sindromën e zorrës së irrituar?

Nëse vuani nga kjo sindromë ju duhet të :

  • Shmangni ushqimet që përmbajnë acid dhe kafeinë
  • Shmangni ushqimet me sheqer dhe miell të rafinuar
  • Shmangni proteinat shtazore si mishi I kuq
  • Reduktoni konsumimin e glutenit
  • Pini shumë ujë dhe lëngje frutash natyrale
  • Hani fruta dhe perime të freskëta.
  • Pini çajra bimore si kamomili, nenexhiku, xhenxhefili, kopre etj

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?