Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Kardiologji Simptomat e atakut kardiak të cilat nuk duhet ti injoroni

Simptomat e atakut kardiak të cilat nuk duhet ti injoroni

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Zemra pompon gjak në trupit tonë përmes arterieve dhe venave. Gjaku përmban oksigjen dhe lëndë ushqyese që e mbajnë trupin tonë gjithmonë në funksion. Kur ka diçka që nuk shkon me zemrën ose enët e gjakut, kemi të bëjmë me sëmundje zemre që njihen ndryshe edhe si sëmundje kardiovaskulare.

Ataku i zemrës

Ataku në zemër ndodh kur bllokohet rrjedhja e gjakut në një pjesë të muskulit të zemrës dhe nëse rrjedha e gjakut nuk rikthehet shpejt, ajo pjesë e muskulit të zemrës vdes.

Simptomat e atakut të zemrës

Dhimbja në mes të gjoksit është simptoma më e zakonshme.

Nëse kemi të bëjmë me një  sulm në zemër, mund të ndjeni dhimbje në:

  1. gjoks (mund të jetë edhe e lehtë edhe e rëndë)
  2. nofulla
  3. qafë
  4. shpatulla

Simptoma të tjera të mundshme janë:

  1. djersitje
  2. marrje mendsh ose të fikët
  3. të vjella
  4. marrje fryme.

Gjithashtu theksojmë se ka raste kur nuk keni fare dhimbje.

Nëse mendoni se ti apo dikush tjetër po kalon një sulm në zemër, telefononi menjëherë ambulancën. Trajtimi i hershëm mund të ​​shpëtojë jetë

Angina (dhimbje gjoksi e shkaktuar nga sëmundje të zemrës)

Ndodh kur muskujt e zemrës nuk marrin gjak dhe oksigjen mjaftueshëm.

Më saktë, është një shenjë e sëmundjes së zemrës – megjithatë, mund të kurohet.

Angina zakonisht ndodh kur bëni aktivitet ose ushtrime.

Simptomat përfshijnë:

  • shtrëngim ose dhimbje në gjoks herë pas here
  • vështirësi e papritur në frymëmarrje
  • dhimbje midis shpatullave
  • dhimbje gjoksi që përhapet edhe te nofulla, dhëmbët ose veshët
  • rëndim, ndjesi shpimi,dhimbje në shpatull ose në krah (zakonisht në anën e majtë).

Nëse keni pasur ndonjë nga këto simptoma, bisedoni me mjekun ose infermierin tuaj.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here