Simptomat e kancerit të vezoreve që nuk duhet t’i injoroni kurrsesi

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kanceri i vezoreve është më vdekjeprurësi tek femrat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 22 mijë femra janë prekur nga kanceri këtë vit dhe më shumë se 14 mijë kanë vdekur nga kjo sëmundje.shannon-miller

Nëse zbulohet që në fazat e para, 94% e pacientëve jetojnë më shumë se 5 vjet. Por, problemi është se vetëm 20% e grave të prekura nga kanceri në vezore arrijnë të diagnostikohen që në fillim me këtë sëmundje.

Në shumicën e rasteve, kanceri nuk shfaq asnjë simptomë në fillim. Dhe kur fillojnë të shfaqen, simptomat -dhimbje abdominale ose parehati, ënjtje ose fryrje të barkut, rënie në peshë dhe nevojë urgjente për urinim – mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera.

Ish-atletja e lojërave olimpike, Shannon Miller, e cila ka vuajtur nga kanceri i vezoreve dhe, fatmirësisht, ka arritur ta mposhtë, tregon se në fillim ajo kishte pasur dhimbje të shumta në stomak dhe fryrje të barkut. Ajo kishte humbur gjithashtu rreth 3 kg. Në fillim kishte menduar se dhimbjet i shkaktoheshin si pasojë e çrregullimeve të ciklit menstrual.

Fatmirësisht, mjekët e Miller zbuluan një kist në anën e djathtë të vezores. Miller iu nënshtrua kimioterapisë dhe një operacioni dhe arriti t’ia dalë. Tani 39-vjeçarja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe për këtë ajo falënderon Zotin.

Ajo do gjithashtu të paralajmërojë gra të tjera që t’i kushtojnë më shumë vëmendje vetes dhe të mos i nënvlerësojnë informacionet në lidhje me kancerin.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?