Simptomat e stresit, si t’i dalloni

Simptomat e stresit mund të ndikojnë në shëndetin tuaj edhe pse ndoshta ju s’e keni kuptuar një gjë të tillë. Mund të mendoni se fajin për dhimbjen tuaj të kokës, pagjumësinë apo rënien e dëshirës për punë e ka një sëmundje. Por pas gjithë këtyre mund të fshihet stresi.

stressSimptomat e zakonshme të stresit:

Në fakt, simptomat e stresit mund të ndikojnë trupin tuaj, mendimet dhe ndjenjat, si dhe sjelljen. Të qenët i aftë të njohësh simptomat e zakonshme të stresit, të jep mundësinë që edhe t’i kontrollosh ato. Stresi i pakontrolluar mund të sjellë probleme shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, obezitet dhe diabet.

Efektet e zakonshme të stresit në:

trupin tuaj: dhimbje koke, tension muskujsh ose dhimbje muskujsh, dhimbje kraharori, lodhje, ndryshim të dëshirës seksuale, acarim stomaku, probleme me gjumin

në humorin tuaj: ankth, mungesë qetësie, mungesë motivimi apo përqendrimi, acarim dhe inat, mërzi dhe depresion

në sjelljen tuaj: shtim ose pakësim i oreksit, shpërthim inati, abuzim me drogën ose alkoolin, abuzim me cigaren, tërheqje nga jeta shoqërore

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim