Simptomat që mund të shkaktohen nga sensitiviteti dhe intoleranca ushqimore

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+

Individualiteti biokimik – nuk jemi të gjithë njësoj

Përbërja unike gjenetike e gjithsecilit prej nesh na bën të reagojmë ndryshe për sa i përket përpunimit të ushqimit dhe përdorimit të tij.

Edhe dy vëllezër, që rriten në të njëjtën familje e me të njëjtat zakone, mund të kenë reagim krejt ndryshe ndaj të njëjtit ushqim. Individualiteti gjenetik madje përcakton edhe se sa shume ne përfitojmë nga një ushqim i caktuar. Jo më kot ka dalë edhe shprehja “ushqimi mund të jetë ilaç për dikë e helm për dikë tjetër”.

Individualiteti biokimik

Individualiteti biokimik na jep të kuptojmë se përse disa njerëz janë sensitiv ndaj disa ushqimeve. Në këtë rast nuk kemi implikim te sistemit imunitar dhe për këtë është më i vështirë për t’u gjetur.

Simptomat që mund të shkaktohen nga sensitiviteti dhe intoleranca ushqimore

  • Lodhje
  • Migrenë
  • Rrathë të zinj poshtë syve
  • Fryrje, gazra
  • Mbajtje lëngjesh
  • Depresion
  • Vështirësi në tretje
  • Infeksion kronik të veshëve
  • Shpërqendrim
  • Bllokim të sinuseve
  • Dhimbje kyçesh

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?