Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët, fakte që duhet t’i dini

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe përformancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve.
Shpjegimi: Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekuilibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë logjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqendrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.

Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyç të dietës. Këto yndyra nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.

Prindër, veproni vetë!

Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.
Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni çdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoheni t’i vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat e linit, zarzavatet dhe drithërat integrale.

Mos harroni:

  • JU jeni modeli i ushqimit të shëndetshëm për fëmijën tuaj.
  • JU zgjidhni larminë e ushqimeve që i ofroni fëmijëve.
  • JU mund ta bëni ushqimin kënaqësi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit