Sistemi i patronazhit, çon në Korçë profesorët e QSUT-së

Kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë, prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi- reanimacionit në QSUT me ekipin e tyre sapo kanë përfunduar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale të gjëndrës tiroide, apo siç njihet operacioni i strumës, në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërhyrje që nuk kryhej prej vitesh në këtë spital.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej dy ditësh janë stacionuar në Spitalin Rajonal të Korçës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT. Patronazhi vijon prej ditës së djeshme dhe në Vlorë, Kukës, Gjirokaster dhe Burrel.

Plani i shpërndarjes së mjekëve të specializuar është nisma më e re e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të mundësuar plotësimin mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë sipas kërkesave që kanë spitalet rajonale, duke u mbështetur njëkohësisht edhe me paketën e miratuar të stimujve financiarë

Ministria ka ndarë edhe kompetencat e 3 spitaleve universitare. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të asistojë spitalet e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Dibrës. Spitali Universitar i Traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit. Ndërkohë ministria bën me dije se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të shërbejë si institucion mbështetës për spitalet e Lezhës, Kukësit dhe Shkodrës./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni