Sistemi shëndetësor nuk njeh të drejtën për informim të pacientëve

Elena Beta

Shoqata “Together for Life” zhvilloi një  sesion informues në kuadër të projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura“, pjesë e projektit  Transparenca në sistemin shëndetësor”, financuar nga USAID/Albania.

“Fuqizimi i të drejtave të pacientëve  është fokusi i këtij sesioni dhe ne duam ta trajtojmë këtë temë sot në  dy këndvështrime. Atë praktik dhe atë ligjor, në mënyrë që çdo kush prej pacientëve të ndodhur sot këtu të informohet se si duhet të përballet me vështirësitë në marrjen e shërbimit shëndetësor cilësor’, kështu u shpreh Alma Kordoni, menaxhere e projekteve pranë shoqatës  “Together for Life” .

Vetë pacientët pranuan se ishin të painformuar mbi të drejtat e tyre dhe se nuk kanë ditur se ku t’i adresojnë këto çështje. Gjergj Smaka, përfaqësues i shoqatës së të verbërve, foli më shumë për cilësinë e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, duke theksuar faktin se shërbimi shëndetësor varet nga qyteti ku ti shkon për ta marrë atë.

“Në çdo qytet cilësia e ofrimit të shërbimit shëndetësor ndryshon. Sa më i vogël të jetë qyteti, aq më e vështirë është të zbatohet ligji. Tirana është më ndryshe nga qytetet e tjera, ku me besoni që është tepër e vështirë të marrësh shërbimin dhe informacionin që të duhet”, u shpreh Smakaj.

A.D, një nga pacientët e pranishëm foli më shumë për diagnostikimet që bëhen të QSUT, duke theksuar faktin se shpeshherë pacientët nuk arrijnë të jenë të sigurt se nga çfarë sëmundje vuajnë.

“Unë kam qenë disa herë në QSUT me disa të afërm të mi për vizita dhe sëmundjet e tyre nuk janë diagnostikuar”, tha pacienti duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë ccështje problematike.

Andi Muratej, ekspert në fushën e ligjeve, shpjegoi për pacientët të drejtat e tyre ligjore duke treguar edhe rrugën që duhet ndjekur në rast se dikush mendon se të drejtat e tij janë mohuar apo shkelur.

Ky sesion informues u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak