Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 998 raste të reja, 3 humbje jete dhe 149 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese.
Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këtë të dhënë, si më poshtë:
Në total ka:
140 shtretër në shërbimin Infektiv në QSUT,
190 shtretër në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”.
Në rast të rritjes së numrit të pacientëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton se ka:
Ish-klinika kirurgjikale në QSUT me 125 shtretër,
Spitali përshtatur në ndërtesën e ish Universitetit Kristal, me 108 shtretër.
Sidoqoftë, MShMS deklaron se po përgatitet për çdo skenar për të përballuar epideminë Covid-19, përfshirë spitalet rajonale, duke forcuar kapacitetet e kujdesit intensiv, pajisjet e nevojshme për urgjencë dhe reanimacion, duke parashikuar një rritje të numrit të përgjithshëm në 1600 shtretër, e cila do të jetë në dispozicion për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

