Situata Covid/ Drejtoresha ISHP-së: Grumbullimet kanë shtuar infektimet

Grumbullimet kanë shtuar të infektuarit me Covid në disa prej qyteteve të vendit. Në 100 mijë banorë dy javët e fundit 234 kanë rezultuar pozitiv. Numër më i lartë i tyre është gjetur në  Gjirokastër, Tiranë dhe Vlorë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico bëri të ditur situatën ndërsa deklaroi se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet. Shumë qytetarë dhe biznese po shpërfillin masat anti-covid ndërsa institucionet po neglizhojnë kontrollet.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre ndërkohë që nuk përjashton mundësinë  e shtimit të kufizimeve në rast  të përkeqësimit të treguesve epidemiologjik.

Për të shmangur rëndimin e situatës dhe rastet e rënda mjekja ndalet tek rëndësia e vaksinimit. Autoritetet shëndetësore shprehen se situata e Covid-19 aktualisht paraqitet e qëndrueshme, por me bashkëqarkullimin e gripit dhe të virozave të tjera respiratore pritet të rëndohet.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve