Situata e COVID-19 / 30 urgjenca në 24 orë

Gazetari i “News 24”, ka treguar situatën aktuale në dy spitalet COVID në vend, atë COVID-1 dhe COVID-3. Sipas gazetarit numri i të shtruarve në të dyja spitalet ka shkuar në 243, pra është mbushur 90% e kapacitetit të përgjithshëm.

Ndërkohë sipas tij, është diskutuar për hapjen e spitalit COVID-4 me 100 shtretër, pasi hapja e spitalit COVID-2 për momentin duket e pamundur, për shkak të rasteve që po trajtohen atje, kryesisht me sëmundje respiratorë.

Sakaq, mjeku tregoi se numri i urgjencave ditore ka shkuar në 30 në 24 orë, ndërsa shtoi se për fat të keq, ditën e sotme ka ndërruar jetë nga sëmundja një e moshuar mbi 80-vjeç, e cila para 3 muajsh kishte bërë 2 dyja dozat e vaksinës.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?