Situata gripale/ Qytetarët zgjedhin QSUT-në, QSH numër të papërfillshëm pacientësh

Denisa Canameti

Për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve të prekur nga gripi, përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë kanë kaluar në shërbim 24 orësh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shpërndarje do të ndihmojë edhe Qsut-në, e cila është përballë një fluksi shumë të madh pacientësh.

Por, duket se vetë qytetarët nuk po e përfillin këtë nismë të Ministrisë, pasi ata vazhdojnë të zgjedhin masivisht  QSUT-në. Rreth 500 është numri i fëmijëve të paraqitur pranë urgjencës pediatrike për 24 orë. Numër ky që ka mbetur i pandryshuar prej ditësh. Rreth 200 është numri i pacientëve adult, që paraqiten për 24 orë në shërbimin e urgjencës së infektivit.

Ndërkohë, në një nga qendrat shëndetësore paraqiten mesatarisht 20-30 raste. E ndërsa sa u takon Poliklinikave të Specialiteteve, të cilët kanë në strukturën e tyre mjekë pediatër, numri është akoma më i vogël. Të dhënat e marra nga regjistrat e mjekëve në këto Poliklinika tregojnë edhe vetëm për 4 raste të regjistruara përgjatë gjithë ditës.

Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave, por sipas Ministrisë nuk kemi situatë epidemie të gripit.

Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.

Katër qendrat shëndetësore në Tiranë, të cilat kanë kaluar në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.
Përkatësisht:
▫Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat,
▫Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë,
▫Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut,
▫Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni