Situata me COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino: Janë prekur 41 persona nga stafi mjekësor

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino i është përgjigjur interesit të mediave sa i takon situatës së COVID-19 në Shqipëri. Ajo tha se në mesin e 383 personave të prekur, 41 prej tyre janë staf mjekësor nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja. Sipas Binos, gjysma e mjekëve të prekur nga virusi janë shëruar plotësisht.

“Nga stafi mjekësor kemi pasur 41 raste, të cilët kanë ardhur kryesisht nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja. Vendin e parë e mban Tirana, pasi të tjerat kanë pasur vetëm nga një personel. Në Tiranë gjysma e tyre janë tashmë të shëruar”, theksoi Bino.

E pyetur mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të Task-Forcës të prekur nga COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino dha këtë përgjigje:

“Informacionet janë dhënë vazhdimisht për anëtarët e Task-Forcës. Unë mendoj se kjo është për të shuar kuriozitetin, dhe mendoj se nuk është mirë që t’i përmendin sepse janë njerëz se pavarësisht se kanë qenë ata persona me sëmundje kanë vazhduar të japin kontributin e tyre nga shtëpia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi ajo.

Doktoresha e ISHP-së tha se coronavirus nuk ka kursyer as gratë shtatzëna dhe fëmijët në Shqipëri. Fatmirësisht tek këto kategori të shoqërisë tha Bino nuk janë vërejtur forma të rënda të sëmundjes.

“Kemi pasur gra shtatzëna të prekura me COVID-19 dhe gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra, nuk kemi parë forma të rënda apo të mesme të sëmundjes, kryesisht kanë qenë të gjitha forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe jo si persona që kanë pasur shenja të sëmundjes”, shtoi Bino.

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë