Situatë e rënduar në spitalin e Burrelit. Një tjetër grua shtatzënë rrezikon jetën

spitali-i-burrelit4

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

U bë virale në media rasti i gruas nga Burreli që lindi në rrugë pasi në qytetin e saj mungon mjeku gjinekolog.

Prej 3 javësh Spitali i Burrelit nuk ka një mjek obstetër–gjinekolog e për rrjedhojë gratë shtatzëna duhet të drejtohen në spitale të tjera për lindje. Përkatësisht në spitalin e Lezhës dhe Tiranës.

Megjithatë, siç raportohet, rasti i kësaj gruaje nuk ka qenë i vetmi. Burime brenda Spitalit të Burrelit kanë denoncuar në redaksinë e gazetës “Shëndet+”, rastin e një gruaje vetëm 27 vjeç, e cila është paraqitur në spital me komplikacione të rënda. Mungesa e informacionit për mungesën e mjekut gjinekolog, bën që pacientët të paraqiten në minutat e fundit në spital, thonë mjekët. Gjë që e komplikon akoma më shumë situatën, veçanërisht rastet e urgjencës.

E. Kaculi, 27 vjeç, me shtatzëni jashtë mitre të plasur (shtatzëni ekstrauterine e rupturuar) me humbje gjaku deri në 2 litra, është paraqitur urgjencë para disa ditësh në Spitalin e Burrelit. Burime brenda këtij spitali bëjnë me dije se pacientja nuk ka pasur puls dhe se të gjithë parametrat vital kanë qenë të alternuara. Në mungesë të mjekut gjinekolog, pacientja është nisur me helikopter për te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Mësohet se gjendja e pacientes aktualisht është e stabilizuar.

Spitali i Burrelit ka plotësuar boshllëkun e mungesës së mjekëve specialistë, si reaminator, kirurg, otorino-laringolog, gjinekolog, gjithashtu vuan mungesën e shumë specialistëve të tjerë, duke krijuar një situatë shumë të vështirë për banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth. Duke llogaritur edhe faktin e mungesës së Qendrave Shëndetësore nëpër fshatra.

Foto nga Spitali “Xhavit Mara” në Burrel

spitali-i-burrelit

spitali-i-burrelit1

spitali-i-burrelit2

spitali-i-burrelit3

spitali-i-burrelit5

spitali-i-burrelit6

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj