Situatë e rënduar tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Përdorni maska! Shmangni vizitat e familjarëve në spitale

Gjatë 24 orëve të fundit kurba e infektimeve me koronavirus në vend ka shënuar një rënie, ku nga 82 raste pozitive që u regjistruan dje, sot janë 50 të infektuar.

Por, Ministria e Shëndetësisë raporton se ka një rritje të të shtruarve në spital, si dhe përkeqësim të gjendjes së pacientëve. Kështu, gjatë 24 orëve numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 53, ku 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

“Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.

“Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19″, bën apel Ministria e Shëndetësisë”.

Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu thirrje për të gjithë qytetarët që duhet medoemos mbajtja e maskave, sidomos në ambiente të mbyllura.

“Rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.

“Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh”, thuhet më tej në komunikatë.

 

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca