Situatë e rënduar tek Infektivi, rritet numri i të shtruarve me COVID, 7 pacientë në terapi intensive

Është përkeqësuar situata me shpërndarjen e koronavirusit në vend, ku prej ditësh është shënuar një numër i lartë i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 48 persona, ndërsa janë shëruar vetëm 5 pacientë.

Siç raporton MSH, në Spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja të të infektuarve, shumica e të cilëve gjatë ditëve të fundit janë simptomatikë. Aktualisht, tek Infektivi janë shtruar 52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

“Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë