Kryefaqja Aktualitet Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit të Fierit, dhjetëra nxënës mbërrijnë me...

Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit të Fierit, dhjetëra nxënës mbërrijnë me ambulanca

0
Shpërndaje

Situatë kaotike në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje. Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela.

Paraprakisht dyshohet se helmimi masiv është shkaktuar nga një lëndë helmuese që quhet “gaz piper” e cila mund të jetë hedhur nga vetë nxënësit.

Këtë radhë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës.

Disa ambulanca kanë mbërriture në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda. Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të helmuar.

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here