Skadon libreza e shëndetit, nga 1 janari njihet vetëm karta e shëndetit

Mbaron vlefshmeria e librezës shëndetësore , që nga 1 janari 2016 do të përdoret vetëm karta e shëndetit.Këtë ë bën të ditur Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

karta 2Lehtësime të tjera për kartën e shëndetit:

Nëse jeni i punësuar, nuk është e nevojshme të paraqiteni çdo 6-muaj për rinovimin e kartës së shëndetit, por ky afat është 1 vit. Ndërsa një i sëmurë me Ca tashmë e merr kartën pa afat.

Me konkretisht, në bazë të udhezimit nr. 15, datë 10.12.2015 “Për një ndryshim në udhëzimin nr.33, dt 26.12.2014 “Për kartën e Shëndetit” janë bërë këto ndryshime:
Afati i kategorisë përfituese “I punësuar” bëhet: 1 vit nga data e lëshimit;
Afati i kategorisë perfituese “I semure me Ca” bëhet: Pa afat;
Afati i kategorisë përfituese “Invalid i plotë” bëhet: Nga data e lëshimit të kartës deri në afatin e vërtetimit;

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e kartës së shëndetit, dhe jo me të librezës së vjetër shëndetësore. Për të siguruarit që paraqiten me kartë shëndeti recetat me rimbursim do të ekzekutohen me paraqitjen e kartës së shëndetit. Duke filluar nga data 1 Janar 2016, karta e shëndetit është dokument i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Vlefshmëria e librezave të shëndetit në qarkullim përfundon me 31 Dhjetor 2015.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim