Skandal / Ambulanca nuk ka barelë, i sëmuri transportohet me karrigen e lokalit

Bëmat në sektorin e shëndetësisë nuk paskan të sosur. Para dy ditësh gazeta “Shëndet+” publikoi disa foto që tregojnë se si i sëmuri transportohet nga shtëpia në spital bashkë me dyshekun. Në mungesë të ambulancës, pacienti është transportuar për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me një mjet të zakonshëm. (lexo këtu)

Vetëm një ditë më vonë, emisioni investigativ “Stop” publikoi një video ku shihet një tjetër pacient duke u transportuar në mënyrë skandaloze. Ndryshe nga rasti i parë, këtu i sëmuri transportohet me ambulancë, por…mungon barela. Për shkak të mungesës së barelës, personi i sëmurë është futur në ambulancë bashkë me karrigen e lokalit ku ishte ulur.

Kur shikon raste të tilla, e vetmja pyetje që të vjen ndërmend është: Si është katandisur kështu shëndetësia shqiptare?!

https://youtu.be/wNnXtCOkqNw

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim