Skandal, infermieri i spitalit të Elbasanit tenton të përdhunojë pacienten e mitur

Arlinda Gjypi

Një infermier 26-vjeçar është ndaluar sot nga policia e Elbasanit pasi është akuzuar nga pacientja e tij 16-vjeçare se ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kohë në të cilën 16-vjeçarja ka qenë e shtruar në pavionin e nefrologjisë për shkak të problemeve me veshkat.

Ka qenë kjo kohë në të cilën infermieri ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Mësohet se vajza ka dalë nga spitali ditën e premte dhe vetëm më pas, në prani të prindërve dhe psikologes, ka pranuar që ta denoncojë rastin në policinë e Elbasanit.

Pas marrjes së dëshmisë, policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Everest Duka, infermier në pavionin e nefrologjisë.

Nga të dhënat e para dyshohet se mes infermierit dhe vajzës ka pasur një lidhje emocionale që para kohës që vajza ka qenë e shtruar në spital dhe duket se ky ka qenë edhe shkaku i afrimitetit që më pas ka degjeneruar në tentativën për dhunë seksuale.

Burimet nga policia bëjnë të ditur se pritet edhe përgjigjja e mjekut ligjor, në mënyrë që të mblidhen të gjitha provat kundër infermierit 26-vjeçar.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Elbasanit shkruan:

“Specialistët e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit Everest Duka, 26 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli”, Elbasan

“Ky shtetas u ndalua nga efektivat e policisë, pas kallëzimit të bërë nga një paciente e mitur në prani të psikologes dhe familjarëve.

“Everest Duka ka qenë me shërbim në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli, Elbasan, ku punonte si infermier, kur ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen 16-vjeçare.

“Materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 101 dhe 22 i Kodit penal”.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore