Skandal: Mjekët operojnë fëmijën e gabuar

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Lumturia e lindjes së djalit u ndërpre në mes për një çift në SHBA, pasi mësuan se doktorët e kishin ngatërruar foshnjën me një tjetër dhe gabimisht kishin kryer një ndërhyrje kirurgjikale tek i sapolinduri. Djaloshi Nate lindi në një spital në Lebanon.

“Djali ishte shumë mirë, i shëndetshëm dhe i bukur,” tregon nëna e djalit për mediat amerikane. Nëna e tij, Jennifer Melton, mendoi se e morën djalin për një kontroll rutinë, por kur e sollën infermieret pas disa orësh dhe filluan t’i shpjegonin se çfarë i kishin bërë, atëherë ajo e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur djalit. “Infermieria filloi të më shpjegonte procedurën që ishte ndjekur me fëmijën tim”, tha Melton.

Mjeku pa marrë miratimin e prindërve kishte kryer operacionin tek Nate me mendimin se është një fëmijë tjetër i sëmurë.

“Me pak fjalë, ata morën djalin tonë të shëndetshëm nga dhoma dhe i prenë gjuhën”.

“Nuk ka asnjë justifikim për ndërhyrjen që kanë bërë”, tha avokati i familjes Melton, Clint Kelly.

Djalit iu bë një ndërhyrje tek gjuha, që në gjuhën mjekësore njihet si “frenulectomy”, kur një pjesë poshtë gjuhës së fëmijës pritet. Kjo procedurë kryhet tek të sapolindurit që kanë probleme me lëvizjen e gjuhës. Por gjuha e vogëlushit Nate ishte shumë mirë.

Prindërit janë të shqetësuar se mos ky operacion do t’i shkaktojë probleme në të folur fëmijës. “Nuk e dimë nëse fëmija do të ketë probleme në të folur ose në të ngrënë. Problemi është se ai ishte një fëmijë i shëndetshëm që supozohej të dilte nga spitali, dhe jo të dëmtohej nga spitali,” tha avokati.

Burimi: CBS News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?