Skandal/ Mjekut me diplomë të falsifikuar i vdes pacienti

 

doktori

Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekut Kiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën.

Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit.

Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë.

Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit.

Një investigim i gazetarëve të “Stop”, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori.

certifikata-1024x525

Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ’97. Tek “Urdhri i Mjekut” po verifikojnë situatën dhe do të vendosin t’i heqin specializimin.

fatmir-brahimaj

Fatmir Brahimaj, president i “Urdhrit të Mjekut”: Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t’i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç