Skandal në Spitalin Psikiatrik të Tiranës: Studentët e mjekësisë tallen me pacienten

video

Në redaksinë e Jeta Osh Qejf ka mbërritur ditën e djeshme një video e regjistruar në ambientin e Spitalit Psikiatrik të Tiranës.

Në pamjet e regjistruara nga një grup studentësh të Universitetit të Mjekësisë, shihet se si disa vajza dhe një djalë vënë në lojë një grua me probleme të theksuara mendore.

Videoja me sa duket është regjistruar nga studentët gjatë orës së praktikës së tyre në spital.  Ndërkohë që djali filmon pamjet, tre vajzat ngacmojnë dhe provokojnë gruan. Në një moment të videos, dëgjohet në sfond dhe një tjetër grua e cila i kërkon grupit të të rinjve të mos vazhdojnë me ngacmimet.

Sipas raportuesit këto janë ngjarje të shpeshta që ndodhin në këtë spital dhe askush nuk merr asnjë masë për sigurinë e këtyre të sëmurëve të gjorë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni