Skandal / Në tavolinat tona serviret mishi i kafshëve të ngordhura

kafshe te ngodhur

A është i sigurt mishi që serviret në tavolinat e shqiptarëve? Kjo duhet vënë gjithnjë në pikëpyetje sa kohë autoritetet nuk kontrollojnë dot thertoret dhe këto të fundit nuk plotësojnë kushte higjienike.

“Fiks Fare” ka zbuluar dje një skandal që po ndodh në një thertore të lagjes Institut në Kamëz. Punëtorët e thertores fusin në orët e para të mëngjesit bagëti të ngordhur. Thertorja në fjalë është e licencuar dhe në të punojnë edhe minorenë. Këtë e pohon vetë pronari i biznesit. Ai gjithashtu pranon se veterineri, i cili duhet të jetë prezent para therjes së bagëtive, vjen me vonesë në thertore. Të vetmin kontroll që ky i fundit bën është kontrolli i të brendshmeve të bagëtive. Gjithashtu vulos edhe mishin e therur.

Kjo është një thertore me një fluks të lartë pune, madje në ditë festash arrijnë që të theren deri në 500 krerë bagëti të imta. Pronari tregon se ajo është ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të zeza. Në kanalin e ujërave të zeza punëtorët e thertores hedhin të gjitha mbeturinat e kafshëve të therura, të cilat më pas përfundojnë në Lumin e Tiranës.

Me kamera, “Fiks Fare” ka ndjekur punën edhe në disa dyqane mishi, ku në kundërshtim me ligjin, theren bagëtitë para dyqaneve ose brenda tyre. Tregtarët e këtyre dyqaneve kanë treguar se “ata tregtojnë mishin në mënyrë të pakontrolluar nga ana e veterinerit. Sipas tregtarëve të mishit, bagëtitë janë të pastra dhe nuk kanë nevojë për kontrollin mjekësorë.

Një tjetër pamje gjen në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Tregtarët në mes të rrugës therin bagëtitë, që më pas i tregtojnë, po në mes të rrugës. Mish që theret në rrugë dhe shitet i pakontrolluar gjen dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit dhe të Institutit në Kamëz. Askush nuk i ndalon. Therja bëhet në orët e para të mëngjesit, për t’i shpëtuar kontrollit të inspektorëve të AKU-së

Gazeta “Shëndet+” ka denoncuar një rast të tillë para disa javësh. Gjatë një vëzhgimi nga redaksia jonë, kemi konstatuar se në rrugën “Islam Alla” tregtohet lirisht mish në trotuar, që nuk dihet se si dhe nga vjen, ndërkohë që tregtari pohon se ka frikë, por gjer tani nuk ka pasur kontroll.

Të joshur nga oferta prej 350 lekësh të reja, kalimtarë të shumtë blejnë mishin, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre. Edhe pse me ligj është e ndaluar therja dhe tregtimi i mishit në ambiente të hapura, rrugë kombëtare apo lokale, shitësit ambulantë vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre pa asnjë masë sigurie./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore