Skandal! Të sëmurët në QSUT marrin serum në korridore

Blertina Koka / Shëndet+

Në urgjencat e qendrës më të madhe spitalore në vend, të sëmurët marrin ndihmën e parë nëpër korridoret e spitalit. Kapacitetet aktuale të këtyre urgjencave nuk përballojnë trajtimin në kushte normale të qytetarëve, të cilët paraqiten për shkak të problemeve shëndetësore. Në videon e publikuar nga emisioni investigativ “Stop” tregohet se si pacientëve u matet tensioni apo marrin serumin në korridor, pasi nuk ka shtrate të lira.

Ndërkohë, në emision është bërë edhe një denoncim nga një qytetar, i cili tregon se mjeku i ka kërkuar që të shkojë tek klinika private për t’u vizituar. Sipas pacientit, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë, mjeku i ka marrë deri tani mbi 6-7 milionë lekë për trajtimin.

“Një endoskopi, një skaner. Rezonancë… Me atë që isha lidhur unë, ai thoshte do t’i bësh atje te unë”, denoncon qytetari mjekun, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gazetarja e “Stop” i afrohet edhe një pacienteje, e cila sapo kishte dalë nga spitali pas nënshtrimit të një operacioni, dhe po kërkon një ambulancë për ta çuar në shtëpi, por shoferi i ambulancës i thotë se është e pamundur dhe mund të marrë vetëm një ambulancë private.

Të gjitha këto raste tregojnë edhe njëherë se sa rëndësi i kushtohet të sëmurit në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak