Skandali i skemës së rimbursimit, arrestime të tjera në shtator

Denisa Canameti

Para disa muajsh bordi i Fondit në Ministrisë e Shëndetësisë zbuloi skandalin e skemës së rimbursimit. Ky skandal vuri në pranga drejtorin rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvanin, si dhe u zbatuan 7 urdhër arreste Ilacettë tjera, për një dëm që shkonte deri në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se janë edhe 28 farmaci të tjera vetëm në Tiranë që janë të përfshirë në skandal. Në valën e arrestimeve do të përfshihen gjithashtu edhe persona të tjerë nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në prokurori vazhdojnë hetimet për çështjen në fjalë, e ku deri tani janë faktuar vetëm 4 farmaci me 700 fatura të mjekëve për medikamente të shtrenjta që trajtonin sëmundje kancerogjene.

Sipas burimeve, hetimet janë shtrirë edhe ndaj infermierëve të QSUT-së dhe poliklinikave të Tiranës, pasi dyshohet se ata kanë siguruar blloqet e recetave për pronarët e farmacive. Nëse faktohet që edhe 28 farmacitë në Tiranë kanë qenë pjesë e këtij skandali, dëmi i shkaktuar mund të përllogaritet në rreth 5 milionë euro.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim