Skandali, ISKSH abuzon me 1.5 miliard lekë me rimbursim barnash

Eglantina Bardhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) heton mbi skandalin e rimbursimit të barnave nga ISKSH.

Ilir BeqajDëmi sipas këtij raporti është 1.5 miliardë lekë dhe kjo shifër nuk u përgënjeshtrua nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që e pranoi vjedhjen e kryer nga ISKSH. Burime thanë se ekspertët e OBSH kanë zbuluar se një listë e gjatë barnash rimbursohej ende pa u futur në Shqipëri. Përmes recetave false jepeshin rimbursime për sasi të mëdha ilaçesh që në Shqipëri hynin disa muaj më vonë.

OBSH ka zbuluar po ashtu se në Shqipëri, në periudhën dhjetor 2013 – prill 2014, kur është konstatuar vjedhja, janë futur në Shqipëri sasi barnash disa herë më shumë sesa nevoja që ka popullsia. Vetëm insulinë është futur një sasi dy herë më e madhe sesa do të nevojitej nëse e gjithë popullsia shqiptare do të vuante nga diabeti, thuhet në raportin që OBSH pritet të publikojë në lidhje me këtë skandal të përmasave të mëdha.

Kontrolli abuzimi barnatNga hulumtimi i ekspertëve të OBSH rezulton se nga ky aktivitet kriminal përfitonin disa shtëpi farmaceutike dhe disa farmaci fantazmë, që importojnë medikamente të ndryshme kontrabandë. Janë barna kryesisht për sëmundje të rënda, të pashërueshme, që të prekurit prej tyre i përfitojnë falas, pasi subvencionohen nga buxheti i shtetit.

Një pjesë e madhe e buxhetit për rimbursimin mendohet se është vjedhur përmes kësaj skeme. Ish-kryeministri Berisha akuzoi si organizator të saj nëndrejtorin e ISKSH –së dhe vetë Ministrin e Shëndetësisë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka këtë raport prej prillit të vitit 2014 dhe e ka mbajtur të fshehtë për të mbyllur skandalin.

Nga drejtori i ISKSH, Astrit Beci, nuk kemi asnjë deklaratë deri tani në lidhje me këtë skandal.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim