SKANDALI: Ja si hidhen mes katër rrugëve punonjësit e spitaleve

Shkresa famëkeqe e Ministrit të Shëndetësisë që po heq nga puna në çdo spital rrethi deri në 60 punonjës, dhe QSUT deri në 600 persona. Në disa spitale rrethi detyron edhe mbylljen e shërbimeve dhe vetë spitalit.

Shkresa e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 1455 e datës 03/11/2015.

LushnjeHiqen nga puna sanitare, staf mbështetës, infermierë e staf tjetër mjekësor që kanë vite e vite pune dhe një pjesë janë edhe në prag pensioni, duke ju shkaktuar këtyre jo vetëm një traumë sociale që i lë pa bukën e gojës, por duke ju shkaktuar edhe stres dhe probleme shëndetësore.

Nuk zbatohet e drejta e njoftimit/paralajmërimit minimumi 3-mujor, e drejtë që ia jep Kodi i punës dhe ligji.

Ministri Beqaj ka ndërmend që ta shkatërrojë çdo ditë e më shumë shëndetësinë tonë, çdo ditë e tij në krye të atij institucioni është rrënim total i sistemit shëndetësor, denigrim i punonjësve që punojnë në shëndetësi dhe atyre profesionistëve të rinj që kërkojnë të punësohen.

Më keq akoma këtë rrënim të shëndetësisë tonë publike e has popullata çdo ditë që nuk po e merr shërbimin shëndetësor të duhur dhe të merituar si kontribues prej vitesh me sigurimet shëndetësore të mbajtur nga paga./ Marrë nga Kolegji i Mjekëve Shqiptarë

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni