Skandali, ja ushqimet që po na vrasin

tregu-ushqimor

Emisioni investigativ “STOP” është ndalur në disa produkte ushqimore, kryesisht kikirikë me origjinë nga Kina, që në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Pak ditë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një “listë të zezë” të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani.

Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja.

Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori. Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lindita Molla shpjegon, se çfarë ndodh me shëndetin në rast të konsumit të ushqimeve me aflatoksinë.

“Aflatoksina është një përbërës kimik me efekte toksike. Nivelet e lejuara janë të ndryshme sipas gjetjes së saj në produktet e ndryshme, por edhe sipas natyrës së aflatoksinës. Zakonisht limitet duhen respektuar. Nëse këto vlera të gjetjes nëpërmjet metodave të ndryshme analitike janë mbi vlerat maksimale të lejuara kanë efekte negative për shëndetin. Efektet e tyre sipas produktit janë të dëmshme në organet e ndryshme. Efektet që japin shkaktojnë sëmundje me natyrë kronike. Ato janë të padukshme, zgjasin në kohë dhe prognoza nuk është gjithmonë pozitive. Ato shkaktojnë sëmundje kancerogjene. Mund të jetë kanceri i Heparit ose cirroza hepatike, që mund të vijnë nga konsumi i një qumështi të kontaminuar me aflatoksinë B1, mund të vijë nga kikirikët ose frutat e thata, të cilat edhe ato kanë një tip tjetër aflatoksine, por duhet marrë në konsideratë që sa më pak produkte ushqimore të kontaminuara me aflatoksinë, më pak efekte kemi.”

Burimi: TV Klan

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak