Skandali me barnat, arrestohen 10 persona

atrit beci

Skandali i skemës së rimbursimit që është zbuluar nga ana e Prokurorisë ka vënë në pranga edhe Drejtorin rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Pjerin Xhuvani.

Ai është arrestuar ditën e sotme i akuzuar për “shpërdorim detyre” në skandalin e rimburisimit të barnave. Lidhur me këtë skandal Prokuroria zbatoi 7 urdhër arreste të tjera, ndërsa dëmi i shkaktuar ekonomik konsiderohet në vlerën e 56 milionë lekëve të reja.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili theksoi se kallëzimi për këtë skandal është bërë nga ana e bordit të fondit në Ministrisë e Shëndetësisë. Nga Korça, Beqaj ka kërkuar që hetimet e Prokurorisë të vijojnë edhe më tej duke kërkuar një hetim edhe më të thellë dhe më të gjerë.

Bëhet fjalë për dy zyrtare femra të Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe 5 drejtues (dy femra dhe tre meshkuj) farmacish, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe vjedhje në shuma të mëdha, të cilat arrijnë deri në 56 milionë lekë të rinj.

Personat e arrestua janë: E.Mara, juriste pranë Drejtorisë Rajonale në Tiranë; K.Mahmutaj, punonjëse pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë; M.Tufi, drejtuese teknike e famacisë në Lundër; N.Thanasi, drejtues teknik i farmacisë “Nutrimed”; H Roci. Administrator i farmacisë në Lundër;  A .Spahiu drejtues teknik i farmacisë në Bërzhitë;  A.Manaj, drejtuese teknike e farmacisë “Adelina”.

Hetimi ndaj këtyre shtetasve ka nisur pas të dhënave nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. Urdhrat e arrestimit nga prokuroria janë ekzekutuar gjatë natës së djeshme nga policia dhe sipas burimeve të prokurorisë priten edhe 3 arrestime të tjera në lidhje me këtë skandal.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili theksoi se kallëzimi për këtë skandal është bërë nga ana e bordit të fondit në Ministrisë e Shëndetësisë. Nga Korça, Beqaj ka kërkuar që hetimet e Prokurorisë të vijojnë edhe më tej duke kërkuar një hetim edhe më të thellë dhe më të gjerë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim