Skandali 1,5 miliardësh, ISKSH largon përgjegjësinë: Hetimi u krye nga ne

“Kontrolli është bërë nga strukturat audituese të Fondit dhe çështja është dërguar në prokurori nga vetë Fondi për hetime të mëtejshme”. Kjo është përgjigjja dhënë për “Shëndet+” nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) lidhur me skandalin e 150 000 000 lekëve.

Astrit BeciNë raportin e kontrollit të kryer thuhet se nga kontrolli i ushtruar në Fond dhe Drejtorinë Rajonale Tiranë janë konstatuar shkelje të rënda në menaxhimin e këtyre institucioneve.

Nga hetimi i deritanishëm përllogaritje e dëmit të shkaktuar me anë të skemave të ndryshme që kanë operuar me qëllim vjedhjen e fondeve publike arrin në shifrën e 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milion) lekëve.

Gjithsesi në këtë raport deklarohet se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe.

“Duke u bazuar në analizën e sukbjekteve farmaceutike që kanë kontratë me fondin, si dhe vlerat e depozituara nga ato me anë të recetave të rimbursueshme, grupi i kontrollit ka dyshime të bazuara se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin shifra edhe më të larta, për evidentimin e të cilave duhet një kontroll gjithëpërfshirës nga struktura të specializuara në mënyrë që të arrihet filtrimi i çdo aspekti që lidhet me çështjet e rimbursimit të ilaçeve që i përkasin listës së barnave të rimbursueshme”.

Pritet që të ketë një prononcim nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj lidhur me çështjen./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak