Skandali në Suedi/ 33 gra iu nënshtruan gabimisht operacionit për heqjen e mitrës, spitali i nxori me kancer

Një spital suedez tha të martën se 33 gra iu nënshtruan histerektomisë së panevojshme në 2023 dhe 2024 pasi u diagnostikuan gabimisht si të rrezikuara nga kanceri i mitrës.

Sipas reagimit të spitalit, gratë  iu nënshtruan operacionit, edhe pse në fakt ishin të shëndetshme.

“Na vjen shumë keq për atë që ndodhi. Histerektomia është një operacion i madh me pasoja të gjera dhe të pakthyeshme. I kërkojmë falje grave në fjalë”, tha Johan Lughnegaard, kryemjeku në Spitalin Universitar Uppsala në Suedinë lindore.

Pas analizave, gratë në fjalë, nga 38 deri në 85 vjeç (shumica 50-60 vjeç) , u informuan se kishin ndryshime qelizore që janë pararendëse e kancerit të mitrës. Trajtimi i rekomanduar për këtë është heqja kirurgjikale e mitrës dhe, në disa raste, e vezoreve . Për këtë arsye është planifikuar dhe kryer operacioni, sipas spitalit.

Megjithatë, më vonë rezultoi se diagnoza ishte e gabuar dhe se operacioni nuk ishte i nevojshëm. Me iniciativën e saj, administrata e spitalit nisi hetimet pasi konstatoi një rritje të pashpjegueshme të numrit të diagnozave të këtij lloji kanceri.

Pas hetimeve ekspertët konkuludan se grave në fjalë u ishte bërë diagnozë e gabuar. Lugnegard tha në një konferencë për shtyp se shumica e grave ishin në të 50-at dhe 60-at e tyre, raportojnë mediat lokale.

Spitali tha se grave të prekura do t’u ofrohet një shans për të aplikuar për kompensim./www.barrons.com

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim