Skandali, oriz me miza dhe krimba në markete

Fiks Fare i është rikthyer sonte sigurisë ushqimore, ku një qytetar ka denoncuar se në pakot e ambalazhuara të orizit të blera në market ka gjetur miza dhe krimba.
Lush Lushi nga Shkodra tregoi për emisionin investigativ se nga konsumi i këtij produkti ushqimor ka përfunduar në spital, pasi për shkak të moshës nuk kishte arritur të shohë mizat, kur e kishte gatuar. Këtë fakt, ai e kishte mësuar vetëm pasi i kishte dhënë një pako oriz nuses së djalit, pasi do i gatuante të fëmijës së vogël dhe kur e ka përgatitur për t’u zier, ka vënë re mizat që kanë dalë në sipërfaqe të ujit.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiks Fare kontrolloi pakot e orizit të vëna në dispozicion nga qytetarët dhe gjatë kontrollit rezultoi se ato ishin të mbushura me miza, madje, në një nga qeset u gjetën edhe krimba.

Përballë situatës alarmante, Fiksi iu drejtua edhe kompanisë “Hodaj”, e cila ishte përgjegjëse për ambalazhimin e këtij produkti ushqimor.
Administratori i kësaj kompanie, Aleksandër Sallata, ia hodhi përgjegjësinë për këtë rast poseduesve të marketeve, duke pretenduar se e kanë ruajtur në kushte të këqija. “Ne nuk ambalazhojmë dhe nuk tregojmë oriz me miza, por ato janë krijuar nga kushtet jo të përshtatshme të mbajtjes. Për këtë nuk ka përgjegjës, pasi ndodh që mizat të krijohen më vonë dhe kur konstatojmë raste të tilla, ne tërheqim mallin. Pasi e dezinfektojmë, e sitim sërish dhe e riambalazhojmë”, tha ai. Sipas tij, aktualisht në magazinat e kompanisë së tyre nuk ndodhet më ky ambalazhim. Kompania deklaroi se kjo ka ndodhur shumë rrallë, por që AKU thjesht mund të kërkojë të tërheqjen e mallit dhe nuk merret asnjë masë në raste të tilla.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet