Skandali/ Si ndryshon nota te Mjekësia për 150 Euro

Emisioni “Stop” në Tv Klan solli këtë të martë në vëmendje korrupsionin në universitet ku me para në dorë, nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.

Kamera e fshehtë “Stop” tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kirurgjikale” kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.

Emisioni “Stop” ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4. Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.

Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem. Por, këtë problem pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë.

Më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.

Burimi: TV Klan

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik