Skandali/ Si shiten me lekë vaksinat Pfizer

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” të televizionit Klan u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë.

Në qendrën numër 7, qytetari arriti të marrë një raport shëndetësor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllain në Sarandë. Qytetari e mori dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.

Në Qendrën Shëndetësore në Kamëz, u sigurua një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia Sinistra.

Ndërsa në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet