Skemë e re financimi për mjekët, Manastirliu: Bonus 10 mijë lekë për shërbim ekstra

Mjekët e spitaleve Universitare që do të kryejnë konsulta apo ndërhyrje kirurgjikale në spitalet Rajonale në ditë të caktuara, do të shpërblehen me bonus 10 mijë lekë të reja në ditë, ndërsa ata që do të japin shërbim nga njëri spital Rajonal në tjetrin, do të kompensohen me 5 mijë lek të reja në ditë.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e bëri të ditur skemën e re financiare të stimulimit për mjekët, në kongresin mbarëshqiptar mbi “Kujdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes”.

“Bonusi prej 10 mijë lekë në ditë, ose 100 mijë lekë të vjetra në ditë, për mjekët që shkojnë nga spitalet universitare në spitalet rajonale për të ofruar konsulta për ndërhyrje kirurgjikale po ashtu edhe nga 50 mijë lekë në ditë për mjekët që shkojnë nga Spitalet Rajonale, jo vetëm që do jetë një skemë alternative për kompensimin financiar të mjekëve por patjetër që do të zhvillojë edhe burimet njerëzore aty ku është nevoja dhe do të japësh shërbime  aty ku është nevoja”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij kongresi, u ofrua një qasje e re shkencore  për realizimin e protokolleve bashkëkohore, të qëndrueshme dhe kosto-efektive për kujdesin gjatë shtatzënisë.

Në kongres morën pjesë mjekë obstetër-gjinekologë e profesionistë të shëndetit nga Shqipëria si dhe të zonës shqipfolëse të Rajonit (Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi)./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak