Skëndaj për humbjen e Kristit: Nuk e mbajta premtimin që të dhashë

Denisa Canameti, “Shëndet+”

Ndërron jetë në spitalin e Bergamos 11-vjeçari shqiptar Kristi Maze. Vogëlushi nuk ka mundur dot të fitojë betejën me operacionin. Betejë të humbur e ka konsideruar edhe gazetari Erjon Skëndaj. Ishte ky i fundit i cili solli në vëmendjen e medias, politikës dhe shoqërisë civile rastin e djaloshit që kërkonte shpresën për jetë në vendin fqinj.Skendaj1

Skëndaj nuk i ndali përpjekjet edhe përballë “presioneve” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk kontribuoi as me një ambulancë deri në aeroport, me pretendimin se nuk ishte rast urgjent. Kristi u nis për në Itali. Vetë Skëndaj në profilin e tij në Facebook, informonte hap pas hapi për gjendjen e djaloshit. Por, duket se mrekullia nuk ishte e thënë të ndodhte.

Kristi ka ndërruar jetë sot dhe fjalët e Skëndajt në rrjetin social Facebook kanë prekur të gjithë.

“Sot ndiej se një njeri i familjes m’u largua nga kjo jetë. U lidha shpirtërisht me ty Kristi dhe nuk kam justifikim, sepse nuk ja arrita dot të të shpëtoja e të mbaja premtimin që të dhashë. Po kështu paska qenë e shkruar, ti të bashkohesh me engjëjt dhe mijëra shqiptarë që të deshën me shpirt të vuajnë brengën që ti ike” shkruan gazetari.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak