Smartphone ‘urdhëron’ trupin të trajtojë diabetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë përdorur një telefon inteligjent për të kontrolluar aktivitetin e qelizave jetësore brenda kafshës.

Një ndërthurje e biologjisë me teknologjinë është përdorur për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak tek minjtë me diabet.

Ideja, e përshkruar tek ‘Science Translational Medicine’, mund të aplikohet tek një sërë sëmundjesh dhe trajtimesh me ilaçe.

Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo mund t’i hapë rrugë një “epoke të re” në mjekësi. Hapi i parë është të kthejnë qelizat normale në faktorë jetësorë.

Ato janë projektuar gjenetikisht për të prodhuar ilaçe që kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak, si insulina, por vetëm pasi të jenë të ekspozuar ndaj dritës.

Teknologjia quhet optogjenetika dhe qelizat mund të kthehen në mekanizëm kur ekspozohen ndaj gjatësive të caktuara valësh të dritave të kuqe.

Pastaj vjen teknologjia – një set dritash LED të fuqizuara me wireless dhe një aplikacion për telefonat inteligjentë që kontrollon dritat.

Hulumtuesit shkencorë tek ‘Universiteti East China Normal’, në Shangai, e implamantuan sistemin tek minjtë dhe patën mundësi të kontrollojnë diabetin me një prekje të ekranit.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim i ri “mund t’i hapë rrugë një epoke të re për mjekësinë precize të personalizuar, digjitalizuar dhe globalizuar”.

Shkencëtarët duhet të merrni pika të vogla gjaku për të matur nivelet e sheqerit, kështu mund të llogarisnin sa ilaç duhet t’i injektonin kafshës. Objektivi i tyre i fundit është ta automatizojnë plotësisht sistemit që të masë direkt nivelet e sheqerit dhe të injektojë sasinë e duhur të ilaçit.

 Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para