Somatopauza fillon tek të 30-at, ç’duhet të bëni?

Blerina Bombaj, dietologe

Somatopauza quhet ulja drastike e hormonit të rritjes pasi kalojmë moshën 30-vjeçare. Ky hormon është i lidhur me aftësitë rritëse dhe rigjeneruese të lodhurtrupit, me shtimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulare dhe kontrollin e masës dhjamore. Ulja e prodhimit të hormonit të rritjes lidhet me humbje të masës muskulare dhe rritje të masës dhjamore.

Nëse doni të frenoni uljen e hormonit të rritjes duhet të rrisni aktivitetin fizik, atë intesivin për fragmente të shkurtra kohore! Mjaftojnë 7 minuta ushtrime të intensitetit të lartë, të alternuara me pauza të vogla për të parandaluar rënien drastike të hormonit të rritjes.

Por kujdes: aktiviteti fizik dhe gjumi janë dy mënyrat më të shëndetshme për të përfituar nga rritja e prodhimit të brendshëm të hormonit të rritjes. Suplementet e reklamuara shpesh nuk rekomandohen sepse efektet anësore janë të rëndësishme me atë kryesorin: shkurtimin e jetës!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet